Programi i Bujupajt për Istogun: Çdo fëmijë me vend në çerdhe, çdo familje me ujë të pijshëm

Në debatin zgjedhor të mbajtur në RTV21, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Istogut, Astrit Bujupaj, prezantoi programin e tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Bujupaj theksoi se programi i tij bazohet në pesë shtylla kryesore që kanë në qendër qytetarin, barazinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ai premtoi përmirësime të dukshme në arsim, infrastrukturë, ekonomi, turizëm dhe shërbime publike, duke vënë theksin në kujdesin për fëmijët dhe familjet, qasjen në arsim cilësor dhe garantimin e ujit të pijshëm për çdo familje në komunë.

“Programin e bazojmë në pesë shtylla: komuna e barazisë dhe familjes. Kemi paraparë që çdo fëmijë të ketë vend në çerdhe, shujta për çdo shkollë deri në klasën e pestë, çdo nxënës udhëtim falas nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën, si dhe sigurimin e ujit të pijshëm për çdo familje,” tha ndër të tjera Bujupaj./21Media

Back to top button