Kaloni te përmbajtja kryesore

​Programi “Sport në shkolla” zgjon interesim të madh të të rinjve për sport

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor, po vazhdojnë ta implementojnë pilot projektin për basketbollin 3×3 në shkolla në kuadër të programit qeveritar “Sport në Shkolla”.

870 nxënës nga 14 shkolla të ndryshme të Kosovës është numri i deritanishëm i fëmijëve që kanë shpreh interesim për basketbollin 3×3, dhe kjo tregon më së miri për punën që po e bëjnë në terren menaxherët e projektit nga dy federatat, koordinatorët dhe arsimtarët për masivizimin e basketbollit 3×3.

Inkuadrimi dhe praktikimi i sportit të basketbollit 3×3 si aktivitet jashtëkurrikular si dhe organizimi i garave, janë disa nga komponentët e fazës pilotuese të programit “Sporti në Shkolla”, i cili synon që në të ardhmen të zgjerohet në më shumë sporte (aktualisht është edhe shahu) si dhe në më shumë shkolla dhe komuna.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button