Progres në bisedimet mes Juventusit dhe Depay

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, gjiganti italian Juventus është shumë afër që të përforcojë skuadrën me një sulmues.
Bëhet fjalë për yllin e Barcelonës, Memphis Depay, i cili është në bisedime të vazhdueshme me krerët e “Zonjës së Vjetër”.
Juventusi do t’i dërgojë propozim zyrtar Memphis Depay në ditët në vijim, pasi marrëveshja verbale është shumë afër të arrihet për kohëzgjatjen e kontratës dhe çështjen e pagës.
Memphis do të shkëputë kontratën e tij me Barçën vetëm pasi marrëveshja me Juventusin të jetë e përfunduar dhe e vulosur.
Memphis Depay kaloi si lojtar i lirë te Barcelona pas largimit nga Lyoni, ku që nga ajo kohë ka arritur të bëjë 36 paraqitje për gjigantin katalunas, duke regjistruar 13 gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Back to top button