​Projektligji për Industrinë e Mbrojtjes diskutohet në takimin mes Mimoza Kusari Lila dhe Ejup Maqedonci

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se gjatë së enjtes është mbajtur takimi për koncept dokumentimin e Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes. Ky takim u mbajt ndërmjet ministres së MINTI-t Mimoza Kusari Lila dhe ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas njoftimit të MINTI-t, në takim është diskutuar edhe për strukturën dhe organizmat që parashihen në këtë projektligj.

“Përveç dispozitave kryesore, trajtuam edhe shtrirjen ndërsektoriale, e cila do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë së mbrojtjes”, potencoi ministrja, thuhet në njoftimin e MINTI-t

Kusari Lila ka shtuar se në ditët në vijim, grupi punues do të vazhdojë punën për finalizimin e koncept-dokumentit dhe hartimin e draftligjit.

Back to top button