Prokuoria nis hetimet për procesin e votimit me postë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për RTV21.

Vetëvendosje është ankuar për votat me postë. Subjekti në fjalë ka kërkuar që të anulohen votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë ardhur me postë. Sipas LVV-së, në këto vota ka pasur vjedhje industriale. LVV-ja ka kërkuar anulimin e gati 19 mijë votave për LDK-në.

Derisa këtë LDK-ja ka konsideruar se me këto veprime, partia në pushtet po u bën presion autoriteteve.
Për votat me postë ankesë ka pasur edhe Koalicioni i Partisë Demokratike të Ashkalinjve dhe Lëvizjes për Bashkëveprim, që ka kërkuar të anulohen votat e Partisë së Ashkalinjve për Integrim./21Media

Back to top button