Prokuroria Themelore konfirmon aktakuzën ndaj Konjufcës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfimuar për portalin rtv21.tv aktakuzat ndaj kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Siç bëhet e ditur aktakuzat janë ngritur në janar të vitit 2017.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 26.01.2017, ka ngritur aktakuzë ndaj G.K., në drejtim të veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.”, thuhet në përgjigjen e prokuorisë për portalin rtv21.tv
Konjufca akuzohet se më 10 gusht të vitit 2016 në Kuvendin e Kosovës, ka hedhur gaz lotsjellës.
Ndërkohë, Konjufca akuzohet se në të njëjtën kohë, gjatë përdorimit të gazit lotsjelljës ka penguar në atë kohë, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ish-deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare./21Media

Back to top button