Prokurori publik do të takohet me hetuesit bullgarë në vendin e aksidentit

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski sot do të takohet me drejtorin e Shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borisllav Sarafov, në vendin e aksidentit tragjik në autostradën Struma në Bullgari ku jetën e humbën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.
Takimin me Joveskin, në deklaratë për BTA e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar bullgar Sarafov.
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë si dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV./Tv21

Back to top button