Prokuroria autorizon policinë për intervistimin e të dyshuarve në Viti për manipulim me vota

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka autorizuar Policinë e Kosovës që të evidentojë çdo keqpërdorim të mundshëm të procesit zgjedhor, 28 dhjetor.

Sipas njoftimit, sot Prokuoria ka autorizuar policinë për intervistimin e të dyshuarve, fillimisht në Komunën e Vitisë, me që në këtë komunë ka pasur më tepër ndryshim në rezultat sipas rinumërimit, në krahasim me komunën e Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, për të cilat intervistimet e të dyshuarve janë duke vazhduar akoma.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, më datë 20.01.2026 ka autorizuar Policinë e Kosovësqë të evidentojë çdo keqpërdorim të votave gjatë procesit zgjedhor apo ndonjë mënyrë tjetër të falsifikimit apo ndryshimit të rezultateve, qoftë në favor apo në dëm të subjektit të caktuar apo kandidatëve të caktuar për deputet dhe përkitazi me këtë dyshim, të sigurohen prova konkrete, të cilat i kemi pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 02.02.2026”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar të hetojë dhe të vejë para drejtësisë çdo person i cili ka keqpërdorur qoftë edhe një votë në rezultatin zgjedhor me synimin e mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Deri më tani procesi për hetim të manipulimit të votave ka pasur në Prizren, Malishevë, Podujevë dhe sot në Gjilan.

Back to top button