Prokuroria del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil në Prishtinë që mori ryshfet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar publik është kapur me ryshfet.

Ai është arrestuar si zyrtar I Regjistrimit Civil, ka treguar Prokuroria.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalaur për 48 orë.

“Arrestohet një zyrtar publik për marrje ryshfeti Prishtinë, 14 Korrik 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një person zyrtar publik (Qendra e Regjistrimit Civil), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Marrje ryshfeti’’ sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror në këmbim të një shërbimi zyrtar. Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit si dhe mbrojtjen e interesit public”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Back to top button