Prokuroria dhe Krimet Ekonomike aksion në Pejë, cak argjendaritë

Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Policinë e Kosovës inspektorët e tregut, Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës ka nisur një aksion në argjendaritë e Pejës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Mund ta konfirmoj se jemi duke zhvilluar një aksion në koordinim me Krimet ekonomike te Policisë së Kosovës, inspektorët e tregut, Doganën dhe ATK-në”.