Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së

Në fjalën e saj në seancën përmbyllëse kryeprokurorja Kimberly West tha se Gjykata Speciale ka treguar sukses të madh përgjatë viteve të fundit.

“Drejtësia është rutinë e zakonshme brenda këtyre mureve. Ne jemi bërë një gjykatë e suksesshme brenda një periudhe relativisht të shkurtër”, deklaroi West.

“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, tha ajo.

“Nuk kërkojmë dënim për të gjithë shtabin, por për persona individ”,  tha ajo.

Zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennett,  ka sqaruar fjalë për kërkesë për dënim prej 45 vjetësh për secilin prej të akuzuarve – pra 180 vjet burgim në total./21Media

Back to top button