Prokuroria e Pejës jep detaje për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Nikçi ka thënë për portalin rtv21.tv se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia bashkë me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti.
Ai konfirmoi se dy persona janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 pasi që kanë sulmuar dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.