Prokuroria e Prishtinës: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë nga IML-ja për vdekjen e Agon Zejnullahut

Prokuroria Themelore e Prishtinës ende s’e ka pranuar raportin zyrtar nga Instituti Mjeko-Ligjor për rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë, deri në këtë fazë nuk ka pranuar raportin zyrtar të autopsisë nga Mjekësia Ligjore, lidhur me rastin e viktimës A.Z”, ka thënë Shala.
Ndër të tjera Shala tha se për çdo zhvillim lidhur me rastin në fjalë do të ketë njoftime me kohë. /21Media