Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, mbi 1 milion euro dëmi

(Lajm i përditësuar)
Cak i aksionit të Prokurorisë dhe Policisë mbi 40 persona, mbi 1 milion euro dëmi
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.
Burime të afërta me hetimet i kanë thënë “Betimit për Drejtësi” se vlera e dëmit arrin shumën mbi 1 milion euro.
Cak i këtij aksioni nga Prokuroria Themelore në Prizren janë mbi 40 persona.
Ndërsa viktima të sjelljes së tyre dyshohet të jetë një organizatë. /BetimipërDrejtësi
Prokuroria e Prizrenit po zhvillon aksion në disa qytete, ka të arrestuar
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.
Deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Burimet të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë me dije se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”. Në këtë aksion janë të përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.