Prokuroria fillon intervistimin e anëtarëve të QNR-së në Drenas

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton  se në bashkëpunim me Policinë e Koosvës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, nga dita e sotme ka filluar intervistimi të anëtarëve në qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) respektivisht për qendrën Komunale në Drenas.

“Këto veprime po ndërmerren lidhur me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidateve të subjekteve politike. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftimin e prokuorisë. /21Media

 

Back to top button