Prokuroria i reagon Kurtit: Komentet e tij janë në kundërshtim me parimet kushtetuese

Prokuroria Speciale  ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurtit , I cili ky  ka thënë se Prokuroria duhet të jetë më efikase në ndjekjen e kriminelëve të luftës.

Pokuroria ka thënë se komentet “e vazhdueshme” të Kurtit për punën e saj janë në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe standardeve ndërkombëtare për pavarësinë e gjyqësorit.

PSRK-ja i ka bërë thirrje kryeministrit e çdo zyrtari tjetër shtetëror që të shmangë deklarimet publike të cilat, sipas saj, nuk përkojnë me gjendjen reale.

“Andaj, si të tilla e minojnë besimin e publikut në punën e Prokurorit të Shtetit në përgjithësi dhe të Prokurorisë Speciale në veçanti”, thuhet në reagim.

“Për më tepër, kjo është bërë me kapacitete të pamjaftueshme të kuadrove, profesionale dhe financiare, si pasojë e buxhetit të pamjaftueshëm. KPK sjell në vëmendje të opinionit publik se në 20 vjetët e fundit, asnjëherë nuk është miratuar kërkesa buxhetore e plotë (në lartësinë 100% të kërkesës). Gjithashtu, korniza ligjore për hetimin e krimeve të luftës ka ndryshuar shumë në pesë vjetët e fundit. Ky ndryshim ka paraqitur sfidë për një proces efikas dhe efektiv në hetimin e krimeve të luftës. Këtë sfidë nuk e kanë shtetet e tjera në regjion. Shtetet si Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina kanë miratuar strategjitë nacionale në nivel të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të tyre për adresimin e krimeve të luftës. Ne ende nuk e kemi një strategji të tillë në nivel nacional”, ka thënë tutje Prokuroria.

Më tej ne komunikatën e prokurorisë thuhet se  ka të regjistruara 60 aktakuza për krime të luftës për 56 raste, ndaj 165 personave.

“Po ashtu ju informojmë se ka përfunduar proceduara e avancimit të prokurorëve, nga ana e Këshillit Prokurorial dhe duke filluar nga data 1 qershor 2024, në Departamentin për Hetimin e Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale do të shtohen edhe dy (2) prokurorë, ku numri total i prokurorëve në këtë departament do të jetë pesë (5), të cilët do të merren ekskluzivisht me hetimin e krimeve të luftës”, thuhet në reagim.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka deklaurar  se janë bërë pesë vjet kur institucioneve të drejtësisë i është mundësuar ndjekja penale në mungesë./21Media

 

Back to top button