Prokuroria jep detaje për vrasjen e 30 vjeçarit në Ferizaj

Në orët e para të ditës së sotme një 30-vjeçar me inicialet G.H., ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit. 
Sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H..
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen, teksa ka treguar se motivet në lidhje me këtë ngjarje ende nuk dihen.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria i  dyshuari  Q.J me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale ”Vrasja e rëndë”.
Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./21Media

Back to top button