Kaloni te përmbajtja kryesore

Prokuroria kërkon paraburgim për Molliqajn

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja Gjykata Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Po sapo ka ardhur kërkesa për një muaj paraburgim ndaj personit të ndaluar”, ka thënë Gashi për portalin rtv21.tv.
Në anën tjetër anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar këtë kërkesë.
“Prokuroria paska kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn. Asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar këtë kërkesë. Dardani nuk ka qenë duke ikur e as duke u fshehur. Arrestimi i tij, e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë. Por është kalkulim i gabuar. Rezistenca vazhdon dhe opozitarizmi nuk mundet me u shtypë me vendime gjyqësore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Molliqaj aktualisht është nën masën e ndalimit prej 48-orëve, pasi arrestimit të mbrëmshëm.
Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën e 29 janarit kundër shtrenjtimit të rrymës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button