Prokuroria në Prishtinë të mërkurën me konferencë për media për rastin e Liridona Ademaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën (15 janar) do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo konferencë lidhet me rastin e Liridona Ademajt, e cila ishte vrarë në nëntor të vitit 2023.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ju fton të merrni pjesë në konferencën për media për rastin e Liridona Ademajt, e cila do të mbahet me datë 15.01.2025 me fillim nga ora 10:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, Salla e Konferencave, Kati 0”, thuhet në njoftim.

Back to top button