Prokuroria nis hetimet për gruan që dyshohet se u dhunua fizikisht e seksualisht në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet për rastin e një gruaje e cila dyshohet se është dhunuar. Fotografitë e saj mbrëmë u shpërndanë nëpër internet.
” Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se pas postimit nga qytetarët në rrjetin social “Facebook” të fotografisë së të dëmtuarës A.S. me lëndime trupore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarre veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale.”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale.”, thuhet në njoftim./21Media