Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë
(Lajm i përditësuar)
Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë
Prokuroria e Pejës ka njoftuar se ka nisur hetimet pas plagosjes së një personi sot në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për portalin rtv21.tv ka thënë se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, tha Nikçi.
Fillimisht rastin për portalin rtv21.tv e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Një person ka mbetur i plagosur sot në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se i plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK – Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet në QKUK, Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjës në drejtim të panjohur”, tha Rugova.