Prokuroria po heton vdekjen e burrit që u gjet pa shenja jete në Pejë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e të shtunës në Pejë. Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet për këtë rast.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë autopsia. Ndërkaq, me t’u raportuar ky rast në një lagje të Pejës, kanë dale njësitet relevante policore bashkë edhe me Prokurorin e Krimeve të Rënda”, tha Nikçi. /21Media