Prokuroria spanjolle kërkon mbi 8 vjet burg për Shakirën

Prokuroria e Barcelonës po kërkon dënim me më shumë se tetë vjet burg dhe gjobë prej më shumë se 24 milionë dollarësh për yllin kolumbian, Shakira.
Këtë të premte u publikua aktakuzën, e cila i atribuohet artistes që nuk kishte paguar taksa 14.5 milionë euro (14.8 milionë dollarë) në vitet 2012, 2013 dhe 2014.
Shakira, e cila deklaroi se nuk është fajtore, refuzoi të mërkurën të arrinte një marrëveshje për të ulur dënimet dhe për të shmangur gjyqin. Ajo pretendoi se ishte viktimë e “persekutimit” dhe shprehu synimin e saj për të arritur në fund të procesit.
Tashmë një gjykatë në Barcelonë do të vendosë nëse do të hapë një gjyq për këngëtaren, e cila deri në momentin e fundit ka të hapur mundësinë e arritjes së marrëveshjes me prokurorinë, shkruan BBC./21Media

Back to top button