Prokuroria Speciale e Kosovës dhe SPAK-u i Shqipërisë me ekipe të përbashkëta hetimore

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në Shqipëri e njohur si SPAK, kanë nënshkruar marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.
Prokuroria Speciale përmes një komunikate për media ka njoftuar për takimin mes kryeprokurorit Blerim Isufaj dhe drejtuesit të SPAK-ut, Klodjan Braho.
“Në kuadër të bashkëpunimit, SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore. Gjatë takimit, Braho dhe Isufaj shprehën gatishmërinë për angazhim të përbashkët me qëllim avancimin e mëtejshëm të koordinimit ndërinstitucional. Braho, riafirmoi rëndësinë e partneritetit me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.