Prokuroria Speciale ndaloi pesë persona

U ndaluan 5 persona për fajde, detyrim dhe pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sot sipas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda janë kontrolluar 11 lokacione të ndryshme lidhur me hetimin që është duke e zhvilluar Prokuroria Speciale për veprat penale “fajdeja”, “detyrimi”  dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Prokuroria Speciale njofton se deri më tani, janë të ndaluar 5 persona, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati, për të cilët Policia është duke e trajtuar rastin.

“Po ashtu, pasi ta kemi raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së”, bën të ditur prokuroria përmes një komunikate./21Media

Back to top button