Prokuroria Speciale reagon pas dënimit të fajtorëve për sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së  aktgjykimit fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në lidhje me sulmin terrorist ndaj zyrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicë të Veriut.

Prokuroria Speciale vlerëson se  ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë dhe dërgon një mesazh se aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të tolerohen.

“PSRK, është e përkushtuar në punën e saj për të garantuar sigurinë e institucioneve dhe funksionimin normal të tyre, dhe sigurinë publike”, thuhet ndër tjerash në reagim.

 

Back to top button