Kaloni te përmbajtja kryesore

Prokuroria thotë se nuk do t’i intervistojë të gjithë dëshmitarët e paraqitur

 

Seanca e radhës ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj është duke u mbajtur në Hagë. Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Valeria Bolici, ka thënë se duke filluar nga detyrimet që ka prokuroria për gjetjen e materialeve, ajo i ka përmbushur të gjitha detyrimet e veta në përputhje me rregullin.

“Mbrojtja argumenton që ZPS nuk e ka përfunduar këtë nxjerrje. Parashtrimet e mbrojtjes janë të pabazuara”, ka thënë ajo.Ajo ka thënë se nuk ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarët që paraqiten./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button