Prokuroritë kanë ngritur 99 aktakuza gjatë 24 orëve

37 aktakuza në Prishinë

Prokurori i Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 99 aktakuza kundër 120 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 20 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 2 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, respektivisht në Departamentin Special, kundër gjashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 8 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 37 aktakuza kundër 45 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë 1 person të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 8 aktakuza kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ndaluar 8 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej 28 aktakuza, kundër 30 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 1 person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy aktakuza, kundër 5 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar 1 person për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për 1 person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur 22 aktakuza kundër 24 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër 1 personi./21Media

Back to top button