Prokurorja e Speciales për dënimin e Shalës: Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit

Prokurorja e specializuar Kimberly West e ka mirëpritur vendimin e sotëm në gjykimin e Pjetër Shalës, duke theksuar rëndësinë e tij për vënien e drejtësisë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Arritja e llogaridhënies për krime të rënda – duke përfshirë edhe kundër atyre, si z.Shala, i cili më parë i ishte shmangur juridiksionit të gjykatave të Kosovës për disa vite – është një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit”, tha West në përgjigje të vendimit fajtor të Trupit Gjykues.

Shala u shpall fajtor për tri akuza për krime lufte – ndalim arbitrar; tortura; dhe vrasje – dhe u dënua me 18 vjet burg.

“Sot është gjithashtu një ditë kur kujtojmë dhe nderojmë viktimat e krimeve, të cilët ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe atyre familjeve që kanë pritur një çerek shekulli që i akuzuari të përgjigjet”, vazhdoi Prokurorja Speciale.

Sipas aktgjykimit krimet e pretenduare u kryen më 17 maj 1999 dhe 5 qershor 1999 kundër personave të ndaluar në Fabrikën e Metaleve në Kukёs, Shqipëri.

Në aktgjykimin e tij, Trupi Gjykues vendosi se së paku 18 persona u mbajtën në kushte çnjerëzore dhe degraduese dhe iu nënshtruan abuzimit psikologjik dhe fizik, dhe një viktimë u vra.

Back to top button