Promovohet libri “Kangë popullore erotike”

 
Mbrëmë është promovuar libri “Kangë popullore erotike” nga Vlora Nikçi.
“Autorja ka bërë një punë shumë të vlefshme si mbledhëse e folklorit burimor të Rugovës dhe fshtatrave të thella të Malësisë”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Facebook.
Këngët që tashmë janë në libër, janë të viseve të Kosovës, që kanë krijuar, interpretuar dhe ruajtur deri më sot margaritarët më të mirë të këndimit popullor.
Përmbledhja e librit të Vlora Nikçit “Kangë popullore erotike”, mbledhë në vete gjithë artin shqiptar, qoftë atë muzikor, poetik dhe pamor.
Vlora Nikçi është aktive në profesionin e aktores në teatër dhe film. Është fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare: “Aktorja më e mirë” në: “Festivalin Ndërkombëtar Skena Up”, 2004. “Festivalin e Teatrove në Ferizaj”, 2012, “Ditët e Komedisë Shqiptare”, 2015./21Media

Back to top button