Kaloni te përmbajtja kryesore

Pronarët e Chelseat, ofrojnë 120 milionë për yllin argjentinas

Chelsea raportohet se është rikthyer fuqishëm në negociata me Benfikën për Enzo Fernández pasi ata e konsiderojnë atë si prioritet kryesor për t’i konsoliduar edhe më tutje radhët e skuadrës.
Pas refuzimit të propozimit prej 85 milionë euro javë më parë, Chelsea tani është rikthyer në bisedime me Benfikën dhe është i hapur për të ofruar 120 milionë euro për shërbimet e Enzo Fernández, raporton gazetari Fabrizio Romano.
“Blutë” e Londrës janë të fiksuar pas Enzo-s pasi dëshirojnë të parakalojnë klube të tjera të interesuara për nënshkrimin e tij për vitin e ardhshëm.
Presidenti i Benfica-s, Rui Costa nuk ka ndërmend ta pranojë propozimin pasi dëshiron të mbajë Enzon, por Chelsea do të insistojë deri në fund.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button