Pronarët e Manchester United konsiderojnë shitjen e ekipit

Familja Glazer ka njoftuar se po “eksploron alternativa strategjike” për klubin, që përfshin shitjen e mundshme të Manchester United.
“Manchester United plc (NYSE:MANU), një nga klubet sportive më të suksesshme dhe historike në botë, njofton sot se Bordi i Drejtorëve të Kompanisë po fillon një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin. Procesi është projektuar rritjen e klubit, me qëllimin përfundimtar të pozicionimit të klubit për të përfituar nga mundësitë si në fushë ashtu edhe komerciale. Si pjesë e këtij procesi, Bordi do të marrë në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, një shitje ose transaksione të tjera që përfshijnë kompaninë. Kjo do të përfshijë një vlerësim të disa nismave për të forcuar klubin, duke përfshirë rizhvillimin e stadiumit dhe infrastrukturës, si dhe zgjerimin e operacioneve tregtare të klubit në një shkallë globale, secila në kontekstin e rritjes së suksesit afatgjatë të ekipeve të klubit për meshkuj, femra dhe akademi, dhe duke sjellë përfitime për tifozët dhe palët e tjera të interesuara”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, ata kanë njoftuar se “jatë gjithë këtij procesi do të mbeten plotësisht të përqendruar në shërbimin e interesave më të mira të fansave, aksionarëve dhe palëve të ndryshme të interesit”./21Media

Back to top button