Pronarët e rinj të Milanit arrijnë në stadium

Tashmë edhe zyrtarisht ka nisur një epokë e re për Milanin

 

Milani zyrtarisht e ka konfirmuar shitjen e klubit nga Silvio Berlusconi pas prej 31 vjetësh, ku kompletoi tranzicionin vetëm një ditë më parë, kur konfirmoi shitjen e aksioneve të Fininvest te pronarët e rinj kinez.

Entuziazmi i pronarëve të rinj është vërejtur qysh pak minuta para derbit, kur ata kanë arritur në stadium. Në Giuseppe Meazza pronari i ri i Milanit, Li Yonghong është përcjellë nga Marco Fassone, ish drejtori i Interit, i cili fillon karrierën pikërisht ndaj ish klubit të tij.

Në komunikatën zyrtare të Fininvest është bërë e ditur se u finalizua shitja e aksioneve, ndërsa sqarohet se parimet e përgjithshme të marrëveshjes janë ato që janë bërë të ditura prej kohësh me një vlerësim në total të  Milanit prej 740 milionë eurosh, përfshirë dhe njohjen e një situate debiti prej rreth 220 milionë eurosh në të cilën gjendet klubi.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Li Yonghong për të kompletuar kalimin e aksioneve derdhi në arkat e fundit edhe shumën e mbetur prej 370 milionë eurosh, pasi kishte paguar më parë edhe dy këste, secili prej rreth 100 milionë eurosh.

Berlusconi për  gjatë periudhës së tij 31 vjeçare sa ishte në kryet të Milanos kishte fituar 29 trofe./21Media

 

Back to top button