Pronarët në dasmë, hajnat në shtëpi

Katër persona në Skenderaj kanë njoftuar se derisa ishin në një aheng, dikush ka hyrë në shtëpitë e tyre dhe kanë kryer vjedhje.

Policia përmes raportit ditor ka treguar se çka është raportuar se kanë  vjedhur hajnat.

“VJEDHJE E RËNDË- Skenderaj / 17.08.2024 – 02:50. Katër (4) viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”.

Back to top button