Pronari në aheng, hajnat në shtëpi

Një qytetar nga Prizreni u ankua në Polici se hajnat i kanë hyrë në shtëpi dhe kishin vjedhur para të gatshme në kohën kur ai ishte në një aheng.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:00 në rrugën “Nuhi Rexhepi” në Prizren.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi është kthyer në shtëpi (nga një aheng), ka vërejtur se persona të panjohur kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tij, dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button