”Propagandë e shpfije” Tahiri: Kush nuk e respekton punën në kabinetin tim, shkon në shtëpi

(Lajm i përditësuar)

”Propagandë e shpfije” Tahiri: Kush nuk e respekton punën në kabinetin tim, shkon në shtëpi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar ndaj propagandës së shpërndarë nga kundërkandidati dhe ka theksuar se në kabinetin e tij do të punojnë vetëm njerëz me vullnet të mirë për qytetin.

Ai ka bërë të qartë se prioriteti i tij është shërbimi ndaj qytetarëve, jo përkatësia partiake, dhe se nuk do të tolerojë mungesë respekti ndaj punës dhe interesit të qytetarëve.

“Është një propagandë e vazhdushme. Kanë qitë emra për drejtorë dhe pozita drejtuese, por kjo është e pa vërtetë. Në kabinetin tim do të jenë burra e gra që kanë vullnet për të punuar. Nuk më intereson se me cilën parti janë; do të jem strikt, dhe ata që nuk e respektojnë punën dhe interesin e qytetarëve, do të shkojnë në shtëpi. Shpifje nuk ka asnjë prej tyre dhe as nuk do të ketë,” tha Tahiri.

“As partia nuk më përzihet, as nuk do të më përzihen të tjerët, sepse unë kam rruar vetë vetëm me qytetarët e Mitrovicës dhe do t’u përgjigjem atyre. Si kryetar i Komunës së Mitrovicës, në kuptimin e përfaqësimit do të jem për qytetarët, ndërsa në kuptimin e punës, do të jem shërbëtor i tyre.”, deklaroi Tahiri.


Tahiri: Bashkëpunoj me cilin do kryeministër, përfishrë edhe Kurtin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka theksuar angazhimin e tij të pakursyer për qytetin, duke bashkëpunuar me të gjithë liderët e vendit. Ai ka theksuar se është i gatshëm të punojë me secilin kryeministër të Kosovës, përfshirë Albin Kurtin dhe Galuk Konfjucen, duke ruajtur respektin dhe interesin e qytetarëve të Mitrovicës si prioritet kryesor.

“Unë do të bashkëpunoj me secilin kryeministër të Kosovës, me Albin Kurtin dhe Galuk Konfjucen, me gjithë respektin. Jam në shërbim të qytetit tim. Edhe në orën 02:00 të natës, nëse më telefonojnë për interes të qytetarëve, do të përgjigjem si në orën 12:00 të ditës,” tha Tahiri.



Tahiri: Peci tentoi të shantazhojë partitë me poste qeveritare për të arritur koalicione

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në RTV21 ka theksuar se përkrahja për fushatën e tij është e bazuar në vullnet të qytetarëve dhe partnerëve politikë, dhe se nuk ka asnjë forcë, joshje apo presion i jashtëm që mund të ndikojë në mbështetjen e tyre.

Tahiri ka njoftuar për koalicionet e formuara me LDK-në, AKR-në dhe AAK-në, duke shtuar se kundërkandidati ka tentuar të ndikojë përmes mënyrave të ndryshme, por pa sukses.

“Kam koalicion me LDK-në, AKR-në dhe AAK-në; është vullnet i qytetarëve. Kundërkandidati ka tentuar të më joshë me forma të ndryshme, përfshirë poste qeveritare dhe biseda me kryetarin e LDK-së, por nuk kanë pranuar. Nuk ka forcë, joshje apo presion i jashtëm që mund të ndryshojë vullnetin për mbështetjen tonë,” tha Tahiri.


Tahiri për Pecin: Marre më kishte ardhur që dikush të më hapte dyert e Mitrovicës dhe të më ulte afër këmbëve

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, në RTV21 ka reaguar ndaj pranisë së shpeshtë të kryeministrit Albin Kurti në mbështetje të kundërkandidatit Faton Peci.

Tahiri thekson se qytetarët e Mitrovicës e njohin angazhimin e tij dhe se ai vetë është gjithmonë i pranishëm për ta, duke hapur dyert e qytetit dhe të qytetarëve për të gjithë.

“Nuk më dëmton aspak, sepse qytetarët e dinë. Por mua më kishte ardhur mirë që dikush tjetër të vinte të më hapte dyert e shtëpisë së Mitrovicës, të më ulte afër këmbëve dhe të më thoshte ‘ky është djalë i mirë’. Unë jam kandidat i Mitrovicës dhe unë i hap dyert vetë — nuk ka më të qemueshme se kaq,” tha Tahiri.

“Takoj qytetarë të Mitrovicës që janë fansa të vjetër të Albin Kurtit dhe më thonë: ‘Ty do të votojmë për kryetar, kurse për zgjedhjet qendrore do e mbështesim atë’. Nesër do ta dëshmojmë se qytetarët e Mitrovicës zgjedhin punën dhe angazhimin tonë,” shtoi ai.


Tahiri: Nuk i jap pesë pare për askënd, Mitrovica do të ketë kryetar që vendos vetë

Tahiri: Unë do të jem kryetar i Mitorvicës, unë do ta bëj vendimmarrjen

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në RTV21 tha se  Mitrovica do të ketë një kryetar që vendos vetë, për qytetin dhe qytetarët e tij. Ai u zotua për një qeverisje të guximshme, pa ndikime nga askush.

“Propagandë e dështuar! Është parë që këto katër vite nuk është pyetur askush, përveç kryetarit. Unë u zotova dhe i garantoj qytetarët e Mitrovicës se kryetar i Mitrovicës do të jem unë. Në vendimmarrje do të jem vetëm unë nuk i jap pesë pare për askënd që s’e do të mirën e qytetit,” tha Tahiri.


Tahiri: Më 9 nëntor mbyllet kapitulli i shpifjeve

Tahiri: Sulmet dhe propaganda e Faton Pecit s’mund ta zbehin vullnetin e qytetarëve të lirë!”

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar ndaj, siç tha ai, fushatës së shpifjeve dhe propagandës që po zhvillohet nga kundërkandidati i tij Faton Pecit dhe një grup i ngushtë përreth tij. Tahiri theksoi se këto veprime janë përpjekje të ulëta për të ndikuar në perceptimin e qytetarëve, por se qytetarët e Mitrovicës e njohin mirë punën dhe përkushtimin e tij.

“Kjo tregon më së miri logjikën dhe nivelin e kundërkandidatit,  sepse një ekip i ngushtë i tij, përmes linçimeve, propagandës e shpifjeve, po tenton ta manipulojë qytetarin e Mitrovicës me disa faqe të rreme në rrjete sociale. Për hir të qytetarëve, unë do ta çoj këtë çështje deri në fund. Duhet t’i jepet fund propagandës linçuese, të pandershme dhe sulmeve të ndyra që po bëhen ndaj meje,” tha Tahiri.

“Këto sulme janë personale, me synim që të zbehin vlerësimin e qytetarëve ndaj meje dhe të kthejnë mbështetësit te kundërkandidati. Pse nuk del ai vetë të flasë? Kjo formë nuk lejohet dhe nuk do të lejohet më në Mitrovicë. Kjo qasje do të mbyllet më 9 nëntor.”, deklaroi Tahiri.

“Qytetarët e Mitrovicës më njohin, e dinë angazhimin, vullnetin dhe qëllimet e mia. Ata e dinë çfarë përfaqësoj dhe çfarë synoj. Më vjen keq, si mitrovicali, kur shoh dikë që përpiqet me metoda të tilla të ulëta ta ndryshojë vullnetin e qytetarëve të Mitrovicës,” shtoi Tahiri.


Tahiri: Mitrovicës i duhet kryetar që punon për qytetarët, jo për Beogradin e Brukselin

”Mjaft me xhipa, e me presion”, Tahiri: Mitrovica nuk është kartë politike

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se qytetarët e Mitrovicës janë të lodhur nga presionet dhe tentimet për të ndikuar në vullnetin e tyre. Ai tha se Mitrovica nuk duhet të përdoret si kartë politike, por të ketë një qeverisje të ndershme dhe stabile, që merret vetëm me nevojat e qytetarëve të saj.

“Nuk është frikë, por tendencë për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve. Qytetarët e Mitrovicës janë lodhur nga xhipat e zinj dhe eskortat e bodigardëve që sillen çdo ditë tash e 30 ditë. Ata nuk po u sjellin asgjë të mirë e të dobishme qytetarëve të Mitrovicës. Nëse vërtet e kanë dashur Mitrovicën, ku kanë qenë para një viti?” tha Tahiri.

“Kjo është një sfidë vetëm për ta marrë votën dhe për të ikur në Prishtinë. Mitrovica po përdoret si kartë politike, por nuk ka nevojë të përdoret nga askush. Mitrovicës i duhet qeverisje e ndershme dhe stabile, një kryetar që merret vetëm me problemet e qytetit dhe me çështjet që prekin jetën e qytetarëve. Mitrovicës nuk i duhet një kryetar që merret me punët e Beogradit, Prishtinës, Brukselit apo Uashingtonit, por një kryetar që punon për Mitrovicën. Ky qytet nuk duhet të përdoret më si kauzë apo kartë populiste,” përfundoi Tahiri.

 


”Mitrovica s’i nënshtrohet askujt” Tahiri: As xhipat e zinj nuk ndalin vullnetin e qytetarëve të lirë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka reaguar pas shqetësimeve të qytetarëve lidhur me, siç tha ai, presionin e ushtruar gjatë natës së zgjedhje në disa lagje të qytetit. Tahiri theksoi se pavarësisht kësaj situate, qytetarët janë më të vendosur dhe të bashkuar për të mbrojtur vullnetin e tyre në ditën e votimit.

“Edhe qytetarët janë shumë të shqetësuar; ata janë ndier keq nga një presion i paparë që ka vazhduar deri në orët e mëngjesit, me eskorta dhe xhipa të zinj që lëviznin nëpër lagjet e qytetit. Por kjo, përkundrazi, i ka motivuar qytetarët që ta rrisin mbështetjen ndaj meje, të organizohen që nesër gjatë ditës të jenë aktivë, të përcjellin çdo lëvizje, të vendosin kujdestarë në rrugë dhe afër shkollave, për të kontrolluar makina të dyshuara që mund të tentojnë ta cenojnë vullnetin e qytetarëve të lirë,” tha Tahiri në RTV21.

 


“Mitrovica vendos nesër” Tahiri: Jam i bindur në fitore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri në RTV21 ka shprehur bindjen se qytetarët e Mitrovicës do ta mbështesin atë nesër n% raundin e ardhshëm të zgjedhjeve. Ai ka theksuar se gjatë ditëve të fundit ka ndjerë fuqishëm vullnetin dhe mbështetjen e qytetarëve në çdo lagje e rrugë të qytetit.

“Duke parë vullnetin e qytetarëve në çdo lagje e rrugë ku kam qenë këto ditë, besoj se rezultati do të jetë i mirë dhe triumfues për qytetarët e Mitrovicës. Këto ditë kam takuar qytetarë që më 12 tetor nuk kanë dalë të votojnë, por janë zotuar se nesër do të më mbështesin. Po ashtu, kam takuar qytetarë që nuk më kanë votuar më 12 tetor, por më kanë premtuar se nesër do të më japin votën e tyre,” tha Tahiri.

“Për shkak të bindjeve dhe vullnetit të lirë të tyre, jemi bashkë për Mitrovicën – për të ardhmen e qytetit tonë dhe për të punuar për të mirën e vendit,” shtoi ai./RTV21/21Media

Back to top button