Propozimi Evropian të hënën në tavolinë, ndërkombëtarët shpresojnë në marrëveshje

Më datën 27 shkurt është caktuar takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ku për herë të parë do t’i kushtohet propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve.
E pak ditë para këtij takimi përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë dërguar mesazhe se për të dyja palët dialoguese që të arrihet marrëveshje, shkruan portali rtv21.tv
Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell se në sesionin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është në një moment vendimtar.
“Unë do të pres të dyja palët në Bruksel javën e ardhshme dhe shpresoj që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi unike”,ka thënë Borrell në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“BE-ja u ka paraqitur palëve një propozim që do ta vendosë procesin e normalizimit në një rrugë solide dhe largpamëse”, ka deklaruar Borrell.
Sa i përket këtij propozimi emisari emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, ka thënë se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.
Sipas Lajçakut, plani në vete është Lëre ose Merre!
Ndërsa, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se SHBA pret që të dy palët ta çojnë përpara propozimin e BE-së.Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut.
“Ne mbështesim fuqimisht propozimin e BE-së që është në tryezë. Pritshmëria jonë është që të dy liderët ta çojnë përpara këtë propozim në takimin e tyre të ardhshëm. Nëpërmjet dialogut, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e Integrimit Evropian dhe është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Hovenier./21Media

Back to top button