Propozimi modern i BE-së për statutin e Asociacionit, njohësit: Të mos pranohet asgjë që e dëmton Kosovën”

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur se çfarë përmban në thelb propozimi i BE-së për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një përgjigje për RTV21, Qeveria tha se plani i diplomatëve perëndimorë përmban një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes së Ohrit, i cili flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb.
As Bashkimi Evropian në pyetjet e dërguara nga RTV21 nuk dha ndonjë përgjigje se çfarë është ky propozim modern për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se propozimi i BE-së për Asociacionin është në përputhje me kushtetutën e Kosovë por sipas tij, Asociacioni nuk duhet të jetë pjesë e bisedimeve.
“Në një shikim sipërfaqësor, është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kurrfarë niveli i pushtetit në Kosovë. Por edhe kjo nuk mendoj që është temë e negociatave me Serbinë. Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë, nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës, por jo edhe nga Serbia”, tha Konjufca.
Njohës të rrethanave, vlerësojnë se kryeministri Kurti nuk duhet të pranojë asnjë draft-statut që bie ndesh me kushtetutën.
Profesor Mazllum Baraliu, parasheh që propozimi i BE-së për Asociacionin do të jetë i dëmshëm për Kosovën.
“Mendoj që nuk do të jetë i përshtatshëm për Kosovën çfarëdo qoftë ai sepse ai që ishte më i përshtatshëm ishte modeli kroat dhe nuk është e vërtetë që Kosova s’ka ofruar asgjë….këta si duket i kanë 4-5 modele në mesin e tyre është edhe ai i një OJQ-je që unë kam la e që fatkeqësisht Republikë Serbe në Kosovë dhe nuk është në përputhje….kështu që ajo që Stano e quan modern mendoj që në esencë do të jetë i dëmshëm për Kosovën. Mos te pranoje asgjë që e dëmton venin tonë”, deklaroi Baraliu.
Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, thotë se propozimi i BE-së nuk duhet të cenojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
“Fatkeqësisht se dimë çfarë përmban, s’është bërë publik ai draft por shpresoj qe te jetë në përputhje me nevojat e Kosovës që çfarëdo zgjidhje për komunitetin serb të jetë në përputhje me rendin kushtetues të vendit tonë. Jam i bindur që nëse i referoheni vlerave evropiane padyshim çfarëdo propozimi që vjen dhe nga BE-ja nuk duhet të cenojë funksionalitetin e Republikës së Kosovës në kuptim të kompetencave ekzekutive dhe nivelit tjetër të pushtetit”. Nëse bëhet fjalë për ndonjë autonomi për serbet që do kalonte në ingirenca territoriale sa i përket asociacionit do të ishte fatale për Kosovën dhe nuk do te duhej të pranohej”, tha Fetoshi.
Plitologu, Dorajet Imeri, thotë se një Asociacion që bie ndesh me kushtetutën nuk mund të zbatohet në Kosovë.
“Prandaj Bashkimi Eropian e sheh si të vetmen mundësi që të shkohet më tej në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi një draft-statut që është në pajtim me kushtetun e përndryshe s’mund të zbatohet si i tillë….”, tha Imeri.
Një draft-statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe u paraqit më 2 maj në Bruksel nga ekipi menaxhues por i cili u refuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili më pas prezantoi draft-vizionin e tij./21Media