Propozimi për caktimin e Komisionit Hetimor sot në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Në këtë seancë do të bëhet propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Nisma për ta formuar këtë komision hetimor nuk po përkrahet nga pushteti, meqë po konsiderohet në mospërputhje me Ligjin për Hetimin Parlamentar.
Kujtojmë se debati pozitë – opozitë ka vazhduar për ditë me radhë, ku kjo e fundit ka vendosur të mos votojë asgjë deri në themelimin e komisionit hetimor.
Pas refuzimit të mazhorancës për të mbështetur iniciativën e opozitës, të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar themelimin e një komisioni hetimor për sektorin e energjisë. Ndryshe nga kërkesa opozitare, mazhoranca do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga shpallja e pavarësisë deri në qeverinë aktuale /21Media

Back to top button