Protesta e 8 janarit, Berisha nesër në Prokurori, pasnesër Basha

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar nesër në orën 11:00 ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.
Një ditë më pas, në 14 janar është thirrur për të dëshmuar Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Basha dhe Bardhi do të merren në pyetje në orën 12:00 në 14 janar.
Mësohet se Berisha dhe Noka do të pyeten në lidhje me organizmin e protestës që u mbajt më 8 janar para selisë blu dhe u shoqërua me tensione mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës që ndodheshin brenda selisë.
Ndërkohë ditën e sotme të gjithë të ndaluarit për protestën e 8 janarit janë liruar nga Gjykata. 24 prej tyre megjithatë do të jenë në detyrim paraqitje dhe për 10 të tjerë është marrë masa e lirimit të menjëhershëm./oranews

Back to top button