Protesta e PD në Tiranë, shoqërohen në polici 30 persona

Protesta e Partisë Demokratike vijon ende. Vizion Plus mëson se deri më tani janë shoqërohen në polici 30 persona.
Tubimi u shoqërua me tensione teksa policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, pasi këta të fundit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë dhe më pas Kuvendit.
Pak më herët, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu theksoi se dënon inkurajimin që sipas saj po iu bëjnë eksponentët e opozitës protestuesve për të bërë akte dhune. Ndërsa kryedemokrati Sali Berisha akuzoi se po dërgojnë në polici qytetarë të pafajshëm pa asnjë lidhje me protestën./vizionplus