Protesta kundër masave të reja kthehet në dhunë

Policia holandeze ka plagosur të paktën dy persona në trazirat që shpërthyen në Roterdam për masat e reja Covid-19.
Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj tyre dhe u vunë flakën makinave të policisë.
Qindra protestues ishin mbledhur për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për një leje vaksinimi kundër Covid dhe ndalimin e fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri, transmeton rtv21.tv.
Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor për shkak të Covid-19 javën e kaluar ndërsa rastet u rritën.
Shtatë persona u plagosën gjithsej dhe të paktën 20 u arrestuan në një natë të dënuar nga kryebashkiaku i Roterdamit si “një orgji dhune”.
Policia qëlloi të shtëna paralajmëruese dhe të shtëna direkte “sepse situata ishte kërcënuese për jetën”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Qyteti u vendos në një gjendje të jashtëzakonshme dhe stacioni i tij kryesor i trenit u mbyll si rezultat i dhunës.
Holanda vendosi kufizime të reja të shtunën e kaluar pasi regjistroi numrin më të lartë të rasteve me Covid që nga fillimi i pandemisë.
Masat nënkuptojnë se restorantet dhe dyqanet duhet të mbyllen më herët dhe ngjarjet sportive duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Në ambiente të brendshme, si restorante dhe bare mund të hyjnë vetëm ata që tregojnë lejen vaksinimit.
Më herët të premten, qeveria ndaloi fishekzjarrët më 31 dhjetor për të dytin vit radhazi. Ndalimi do të parandalonte “tensionin shtesë në kujdesin shëndetësor”, tha qeveria./21Media

Back to top button