Protesta kundër reduktimeve të rrymës, do të kërkohet shkarkimi i Rizvanollit

Në protestën do të zhvillohet pranë KEDS-it, më 27 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00 qytetarët do të kërkojnë furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të KEDS-it. Kështu u bë e ditur nga organizatorët e protestës në një konferencë për media, që u mbajt të shtunën.
“Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në dorë të sektorit privat. Andaj të hënën më 27 dhjetor, nga ora 13:00 mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë: rrymë 24 orë në 7 ditë të javës, shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS-it”, ka thënë një nga organizatorët e protestës, Dibran Hoxha.
Sipas tij, protestat nuk do të ndalen derisa kjo kompani ta marrë përgjegjësinë për dështimet e saj, vendi t’i kthehet normalitetit, dhe të hapet rruga për nacionalizimin e KEDS-it./21Media

Back to top button