Protesta masive në Rumani: “Drejtësi, jo korrupsion”

“Drejtësi, jo korrupsion”, “Gjyqtarë, mos hiqni dorë”

Mijëra rumunë dolën sonte në rrugët e Bukureshtit dhe qyteteve të tjera për të protestuar ndaj qeverisë, e cila sipas kritikëve kërcënon pavarësinë e prokurorisë dhe dobëson luftën kundër korrupsionit

Rreth 7,000 njerëz u mblodhën para ndërtesës së qeverisë në Bukuresht, me pankartat “Drejtësi, jo korrupsion”, “Gjyqtarë, mos hiqni dorë,” “Turp”.

Protestat u mbajtën edhe në qytete të tjera të mëdha – Cluj, Jasi dhe Timishoara.

Qeveria e kryeministres Viorica Dancila  të martën e kaluar miratoi një ligj që kufizon kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm dhe autoritete shtesë merr një trup i sapoformuar.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Komisioni Evropian paralajmëruan se ndryshimet në ligjin për gjyqësorin kompromentojnë pavarësinë e gjyqësorit, transmeton Reuters.

Prokurorët rumunë thanë se ndryshimet e papritura të Ligjit mbi gjyqësorin përmes dekretit emergjent dhe pa konsultim me Këshillin Gjyqësor të Lartë dhe organeve të tjera, do të ketë një ndikim të madh në aftësinë e prokurorisë për të kryer detyrën e saj kushtetuese.

Dekreti qeveritar, i cili ishte propozuar nga ministri i Drejtësisë Tudorel Toader, ndryshon mënyrën e zgjedhjes së prokurorëve dhe heq shumicën e organeve mbikëqyrëse për gjykatat komunale.

Kritikët argumentojnë se dekreti ka qëllim të trembë gjyqtarët dhe prokurorët.

Ndryshe, Rumania renditet rregullisht si një nga vendet më të korruptuara të BE-së, por Brukseli ka prezantuar masa të veçanta të kontrollit të vendit qëkur ai u bashkua me bllokun evropian në vitin 2007.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button