Protesta në Kinë, kërkohet dorëheqja e Xi Jinping

Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Kinën, përfshirë universitetet në Shangai, ku qindra njerëz brohorisin “Hiq dorë, Xi Jinping” – gjithë kjo, kundër politikës së rreptë e gjithnjë e më të kushtueshme të vendit.
Një zjarr vdekjeprurës në një numër apartamentesh në rajonin e Xinjiang, që la të vdekur 10 njerëz dhe nëntë të lënduar të enjten, ka nxitur zemërim.
Protestat shpërthyen në qytete në të gjithë Kinën të shtunën dhe të dielën herët në mëngjes, kjo u dëshmua edhe në videot që qarkulluan në rrjete sociale.
Në video të shumta, protestuesit dëgjoheshin duke bërtitur e duke kërkuar që lideri i Kinës Xi Jinping dhe Partia Komuniste të “tërhiqen”. /21Media

Back to top button