Protesta në Paris vazhdon në javën e 14-të

Protestuesit kanë kërkuar që fuqia vendimmarrëse t’i kthehet popullit

Protestat anti-qeveritare e cila ka filluar qysh nga 17 nëntori, kanë minuar autoritetin e presidentit Emmanuel Macron.

Protestuesit sot u mblodhën në formë paqësore tek pika simbolike në Arc de Triomphe, ku më herët kishte protesta edhe të dhunshme, para se të nisën drejt kullës së Eiffelit.

Një sondazh i publikuar të mërkurën ka treguar se 56% e francezëve mendojnë se është koha që lëvizja “Xhaketat e Verdha” t’i ndalë protestat javore.

Megjithatë protestuesit kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen derisa të masat që ata kërkojnë të implementohen.

Protestuesit kanë kërkuar që fuqia vendimmarrëse t’i kthehet popullit.

“Revolucioni francez tani është plakur, është i lashtë, është mbuluar nga “Xhaketat e Verdha”, dhe ne duam që popullit t’i kthehet fuqia. Së paku duam të konsultohemi, sepse sot gjithçka bëhet pa popullin, pa mendimin e tyre”./21Media

Back to top button