Protesta për rastin “Monstra”, 7 policë të lënduar, 8 persona u shoqëruan në polici

 

Sot në orën 13:00 protestuesit u mblodhën te Parku i Çairit. Në ora 13:20 filluan të lëvizin drejt gjykatës për t’i shprehur pakënaqesitë për siç thanë rastet e montuara gjyqësore.

Marshi protestues u gjet në pritë të kordoneve policore tek QT Mavrovasja. Gjithçka deri në atë moment ishte e qetë. Në mënyrë të qetë kërkuan të lirohet rruga, sepse protesta ishte paralajmëruar dhe aprovuar nga ana e MPB-së deri te Qeveria.

“Pra ju lus, në mënyrë paqësore të na e lironi rrugën, sepse protestat janë të qeta dhe paqësore. Pra ju lutem lirojeni rrugën. Lirojeni rrugën. Lirojeni rrugën”, tha Bedri Ajdari – familjar i të akuzuarve.

Por, pasi policia nuk u largua, protestuesit ju dhanë afat prej 10 minuta që të largohen nga rruga.

“Kush është përgjegjës për policët le të reagojë le ti tërheqin policët nga rruga. Mund të monitrojnë protestën dhe të na përcjelin deri te Qeveria e Maqedonisë.“ Merrni vendim në afat prej 10 minutave. Ju lutem”, shtoi Bedri Ajdari – familjar i të akuzuarve në rastin “Monstra”.

Por, policia edhe pas 10 minutave nuk u largua, situata u tensionua dhe filluan të gjuajn me gurë dhe ngjyrë.

Pasi që u penguan që të arrijnë në Qeveri siç ishte plani, vendosën që kërkesat e tyre t’i thonë aty.

“Prandaj sot po ju themi se u mbush kupa sepse populli nuk duron më. Të ndërpriten pazaret politike në kurriz të shqiptarëve të pafajshëm. Mjaftë më i përdorët këto raste për pikë politike për përfitime votash. Të shkarkohen prokurorja dhe gjykatësit e rastit “Monstra” sepse fare nuk u morën me fakte dhe prova që duhej të dalin nga bisedat e përgjuara të lidhrua me rastin. Kuvendi dhe Qeveria ti publikojnë bisedat e përgjuara nga rasti “Monstra”. Të thirren ekspert ndërkombëatrë të cilët në mënyrë të pavarur të titpit të Eulexi në Kosovë që të merren me të gjitha rastet e montuara politike”, theksoi Bedri Ajdari – familjar i të akuzuarve në rastin “Monstra”.

Pas kumtimit të kërkesave, një pjesë e protestuesve u bënë më agresiv. Policia reagoi duke gjuajtuar shok bomba.

Përveç shok bombave, policia gjuajti edhe me gurë.

Gjatë përleshjes, u lënduan disa policë.

Gjatë përleshjes me policinë, një protestues u arrestua.

Pas 3 orësh protestë, protestuesit filluan të shpërndahen. Edhe policët gjithashtu.

Si përfundim, tetë persona u shoqëruan në polici dhe akoma po punohet në rastin, thanë nga MPB, ndërsa shtatë policë u lënduan në protestën e sotme për “Monstrën”, raporton TV21./21Media

Back to top button