Protestë në Prishtinë, kërkohet më shumë siguri për qytetarët

Disa qytetarë janë mbledhur sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në një protestë paqësore të organizuar nga Shoqata “Roja e Kohës”, pas vrasjeve tragjike që kanë ndodhur kohëve të fundit në vend.

Me pankarta në duar protestuesit kërkuan reagim më të fuqishëm nga institucionet pas disa rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit në vend.

Protestuesit gjithashtu bënë thirrje kundër dhunës në familje. Shumë prej tyre në pankarta mbanin me mbishkrime: “Çdo armë pa leje është krim”, “Zëri ynë është arma jonë”, Për siguri nuk duam fjalë duam veprim”.

Kryetari i organizatës “Roja e Kohes”, Shaip Tërrnava tha se janë mbledhur për të protestuar për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në vend. Murseli bëri thirrje kundër dhunës në familje, dhe iu bëri thirrje që institucionet të veprojnë më shpejt.

Në dy javët e fundit kanë ndodhur pesë vrasje në vendin, tonë rasti fundit ishte vrajsa e rreshterit në Kaçanik.

Lika ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ të martën në mbrëmje. Ai u transportua në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Back to top button