Kaloni te përmbajtja kryesore

Protestë në veri, kërkohet lirimi i Arsenijeviqit

Para stacionit policor në pjesën veriore të Mitrovicës  ka nisur një protestë ku po bëhet thirrje për lirimin e liderit të Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.

Arsenijeviq u arrestua të mërkurën (dje) pasi fishkëlleu me bilbil kundër vizitës së zyrtarëve kosovarë në shëtitoren e Mitrovicës.

Është hera e pestë që arrestohet në më pak se dy muaj, raporton “Kossev”.

Zakonisht, lideri i Demokracisë Serbe u lirua pas intervistimit. Kësaj radhe është ndaluar për 48 orë.

Në protestë është edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button