Kaloni te përmbajtja kryesore

Protestohet me qirinj te Ministria e Ekonomisë

Grupi “Asnjë cent më shumë” sonte ka ndezur qirinj te Ministria e Ekonomisë.

Kjo  si shenjë proteste një ditë para protestes së paralajmëruar nga ky grup.

Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar në grupin “Asnjë cent më shumë”.

Ky grup të shtunën e kaluar ka bërë protestën e parë në të cilin qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Ndërkaq Zyra e Rregullatorit të Energjisë ditën e sotme ka njoftuar se ky institucion nesër do të mblidhet  për të vendosur lidhur me tarifat e energjisë elektrike për vitin 2025.

Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00. Në rend dite janë shtatë pika.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji. /21Media

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button